Mjeku kosovar në Gjermani tregon për masat që duhet të merren ndaj COVID-19

Mjeku kosovar në Gjermani tregon për masat që duhet të merren ndaj COVID-19

Aktuale March 26, 2020 - 17:41

Koronavirusi tashmë është përhapur në shumë shtete në botë, përfshirë këtu edhe në Evropë. Raste me këtë virus janë paraqitur edhe në Kosovë.

Kirurgu vaskular në Gjermani, Halil Krasniqi ka thënë për “Zëri.info” se qytetarët duhet shmangen tubimeve njerëzore, e të mbajnë higjenën.

Ai ka thesuar se personeli shëndetësorë është më i ekspozuari ndaj këtij virusi, andaj edhe duhet të kenë kujdes dhe të mbrojnë veten.

LEXO EDHE: Këto janë barnat të cilat po i përdor Gjermania kundër koronavirusit

“Së pari është shumë e rëndësishme t’i shmangemi kontaktit trupor dhe tubimeve njerëzore duke mos e prekur fytyrën me duar kursesi. Duhet pastruar duart disa here në ditë me sapun dhe duhet dezinfektuar gjithashtu. Të përdoren maska për mbrojtje të gojës dhe hundës, së paku maska FFP2 dhe syze për mbrojtje të syve se edhe aty depërton virusi”, ka thënë ai.

Krasniqi është shprehur se qytetarët duhet të marrin edhe Vitamina C me doza të larta, Vitamin D në kombinim me Vitaminën K3 dhe Vitamina B12./Zëri

INTERVISTËN E PLOTË E GJENI KËTU: Krasniqi: Respektoni udhëzimet, Kosova s’mund ta përballojë përhapjen e koronavirusit