Koronavirusi i merr jetën edhe një gruaje në Shqipëri - Shkon në 12 numri i të vdekurve

Koronavirusi i merr jetën edhe një gruaje në Shqipëri - Shkon në 12 numri i të vdekurve

Aktuale March 30, 2020 - 22:50

Një grua e moshuar ka ndërruar jetë këtë mbrëmje për shkak të koronavirusit.

Lajmin e përcjell Ministria e Shëndetësisë, e cila vë në dukje se 82 vjeçarja po trajtohej prej 5 ditësh në spitalin infektiv në Tiranë dhe se pavarësisht përpjekjes së mjekëve, ajo ka ndërruar jetë.

Kësisoj numri i të vdekurve nga virusi Covid- 19 shkon në 12 persona.