Pas kërkesës së Thaçit për mandatarin e ri, reagon nënkryetarja e LVV-së

Pas kërkesës së Thaçit për mandatarin e ri, reagon nënkryetarja e LVV-së

Aktuale April 02, 2020 - 14:46

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ka reaguar pas letrës që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka nisur te shefi i LVV-së Albin Kurti, të cilit i ka kërkuar një emër të ri, që do të mandatohet për kryeministër.

Kollçaku ka shkruar në “Facebook” se është duke u bërë grabitje e pushtetit në kundërshtim me Kushtetutën.

Ajo thotë se pastaj do të bëhet legalizim i veprimit antikushtetues përmes ndërrimit të Kushtetutës.