Qytetari i Suharekës shërohet nga koronavirusi

Qytetari i Suharekës shërohet nga koronavirusi

Aktuale April 03, 2020 - 23:03

IKSHP-ja ka njoftuar sot se gjashtë persona janë shëruar nga Coronavirusi.

Ndërkohë, kryetari i Suharekës Bali Muharremaj ka njoftuar se sipas informacioneve që kanë pranuar, njëri nga të shëruarit është një person nga Suhareka, dhe ky ishte rasti i fundit i dyshuar me COVID-19 që kishte qenë në Komunën e Suharekës dhe tashmë në Suharekë nuk kemi asnjë të dyshuar.

“Urojmë që të mos kemi asnjë rast më tutje, ndërkohë solidarizohemi edhe me komunat tjera që janë të prekura duke ju uruar që kjo situatë pandemie të kaloj”, ka shkruar Muharremaj.

Vetëm sot IKSHP ka thënë se janë testuar 105 mostra për coronavirus dhe nga ta gjashtë kanë rezultuar me coronavirus.

Sipas njoftimit të IKSHP-së të prekurit me coronavirus të konfirmuar sot se katër raste në Pejë më saktësisht në fshatin Llugaxhi janë raste kontakti, një rast është me vendbanim në Pejë dhe një tjetër që ka rezultuar pozitiv me Covid 19 është nga Qendra e Studentëve.