Me mbi 40.000 viktima, Evropa kontinenti më i prekur nga koronavirusi

Me mbi 40.000 viktima, Evropa kontinenti më i prekur nga koronavirusi

Aktuale April 03, 2020 - 23:15

Pandemia e koronavirusit të ri ka vrarë më shumë se 40 000 njerëz në Evropë, sipas një raporti të burimeve zyrtare, të lëshuar sot.

Më shumë se tre të katërtat e vdekjeve kanë ndodhur në Itali, Spanjë dhe Francë.

Me 14 681 dhe 10 935 vdekje përkatësisht, Italia dhe Spanja janë vendet më të prekura në botë.

Franca regjistroi 5 387 të vdekur në tokën e saj.

Me një total prej 40 768 vdekjesh për 574 525 raste, Evropa është kontinenti më i goditur nga pandemia e COVID-19.