Të premten u shëruan 10 persona nga koronavirusi në Shqipëri

Të premten u shëruan 10 persona nga koronavirusi në Shqipëri

Aktuale April 04, 2020 - 08:42

TIRANË – Ditën e djeshme 10 persona të tjerë të cilët ishin të infektuar nga CoVid-19 tashmë janë shëruar nga ky virus vdekjeprurës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqiperise, Edi Rama i cili me anë të një statusi në Facebook pak minuta para mesnate shkruante se 10 pacientët kanë fituar tashmë betejën me armikun e padukshëm.
“Lajm i mirë: 10 të shëruar sot” shkrruan kryeministri.