
Në Shqipëri, Bajrami do të falet në xhami, jo në sheshin “Skënderbej”
Aktuale
May 23, 2020 - 09:41
Festa e Fiter Bajramit në Shqipëri këtë vit nuk do të falet në sheshin “Skënderbej” siç ishte falur vite më parë.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar Hoxhë Ahmed Kalaja, ku përmes një postimi në Facebook ka thënë se Bajrami do të falet nëpër xhamia, transmeton Zeri.info.
I gjithë ky ndryshim ka ardhur si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.
Hoxhë Kalaja tha po ashtu se sonte pas faljes së darkës do të jenë edhe fishekzjarret e festës.