Veseli: Refuzimi i LVV-së për emrin e mandatarit imponoi këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese

Veseli: Refuzimi i LVV-së për emrin e mandatarit imponoi këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese

Aktuale May 29, 2020 - 11:48

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se shkak i këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese ka qenë refuzimi i Lëvizjes Vetëvendosje për të dërguar për herë të dytë emrin e mandatarit tek presidenti, përcjell “Zëri.info”.

“Një vendim i pritur nga Gjykata Kushtetuese, i cili në bazë ka vitin 2014 kur VLAN tentoi ta deformonte vullnetin qytetar. Refuzimi i LVV-së për ta dërguar te Presidenti i vendit, për herë të dytë, emrin e mandatarit për Kryeministër, ka imponuar këtë vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar Veseli.

Sipas tij, LVV-ja e ka paramenduar këtë skenar me të cilin ka dëshiruar të evitojë mundësinë për të qeverisur.

“LVV tashmë është brenda skenarit të saj të paramenduar. Dëshiroi ta evitonte mundësinë për të qeverisur, me shpresë se do të përfitonte më shumë duke manipuluar me emocionin qytetar. Tani, demokracia e Kosovës është në momente vendimtare, ashtu siç është edhe e ardhmja e shtetit”, përfundoi shkrimin e tij në “Facebook”, Veseli.