Gashi thotë se po e presin vendimin zyrtar të Kushtetueses për mbajtje të seancës
Foto: Laura Hasani

Gashi thotë se po e presin vendimin zyrtar të Kushtetueses për mbajtje të seancës

Aktuale May 29, 2020 - 13:18

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, nuk ka konfirmuar nëse nesër do të ketë seancë për votimin e qeverisë së re.

“Presim Gjykatën Kushtetuese ta sjellë vendimin zyrtar”, tha Gashi në një prononcim për mediet, raporton “Zeri.info”.

Ai nuk ka folur për atë se a do të jetë Vjosa Osmani edhe me tutje kryetare e Kuvendit.

“Për këtë pyeteni atë. Ajo e di”, ka thënë Gashi, duke shtuar se kanë pasur takim me Vjosa Osmanin dhe se ajo do ta respektojë vendimin e Kushtetueses.