Bislimi u kundërpërgjigjet Thaçit e Hotit për deklaratat e tyre ndaj Kurtit

Bislimi u kundërpërgjigjet Thaçit e Hotit për deklaratat e tyre ndaj Kurtit

Aktuale May 31, 2020 - 17:54

 

Ministri i Financave në detyrë, Besnik Bislimi, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit Hashim Thaçi e mandatarit pwr qeverinw e re, Avdullah Hotit, të cilët gjatë ditës së sotme kritikuan vendimin e Kurtit për masa të shtuara ndaj reciprocitetit, duke thënë kryeministri nw detyrw po prish dialogun me Serbinë.

Bislimi e ka pyetur Thaçin nëse vendi është ndërtuar si shtet i nënshtruar.

“Nëse frikohesh kaq shumë nga reciprociteti, a i bie që me vullnet keni ndërtuar shtet të nënshtruar, dhe ecjen drejt trajtimit të barabartë që është thelbi i reciprocitetit e shihni si rrezikim të një shtetësie të ndërtuar në parimin e nënshtrimit”, tha Bislimi.

Ndërsa pwr deklaratën e Hotit ku thotë se “Veprimet e fundit nga Qeveria në detyrë nuk e ndihmojnë vendin , por e kurthojnë atë” , Bislimi ka pyetur se a wshtw kurth pwr Kosovwn të krijosh barazi nëpërmjet dy vendeve.

“Të kërkosh që Serbia të sjellë mallra me të njëjtat kritere me të cilat i lejon mallrat e vendit tonë të hyjnë në Serbi qenka kurthe për Kosovën?”, shkroi ai.

Postimet e plota:

 

Sa shumë injorancë në sa pak rreshta! 1. “Kurti po i vazhdon mashtrimet patriotike” – A është patriotizmi...

Posted by Besnik Bislimi on Sunday, May 31, 2020

 

 

Margaritarët e Hotit Krema e dijes politike Hoti paska deklaruar: 1. “Veprimet e fundit nga Qeveria në detyrë nuk e...

Posted by Besnik Bislimi on Sunday, May 31, 2020