Sonte riatdhesohen nga Riadi në Prishtinë disa shtetas të Kosovës e të shteteve fqinje

Sonte riatdhesohen nga Riadi në Prishtinë disa shtetas të Kosovës e të shteteve fqinje

Aktuale June 05, 2020 - 16:51

Ambasadori i Kosovës në Arabinë Saudite, Lulzim Mjeku, përmes llogarisë në Facebook, ka njoftuar se 138 shtetas të Kosovës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, do të riatdhesohen për në shtetet amë.

Ata pritet që të arrijnë sonte në mbrëmje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.

“Sot nga Riadi po riatdhesohen në Prishtinë 138 shtetas, të cilët do të arrijnë në mbrëmje. Shumica dërmuese e shtetasve janë studentë dhe punëtorë, ndërsa një javë më parë u riatdhesuan edhe 31 shtetas të Kosovës nëpërmjet Tiranës”, ka njoftuar ambasadori Mjeku./Zëri/