Ministrat e AAK-së votojnë kundër heqjes se reciprocitetit
Foto: Laura Hasani

Ministrat e AAK-së votojnë kundër heqjes se reciprocitetit

Aktuale June 06, 2020 - 10:48

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka votuar kundër heqjes së reciprocitet me Serbinë në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Kundër këtij vendimi në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, kanë votuar, ministrat Ramë Likaj, Meliza Haradinaj, Blerim Kuqi dhe zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, raporton “Zeri.info”.

Kryeministri Avdullah Hoti e ka quajtur vendim të rëndësishëm heqjen e reciprocitetit.

Ai në një konferencë për media ka thënë se presin që edhe pala serbe t’i heq pengesat në mënyrë që t’i lihet rrugë vazhdimit të dialogut.

“Kemi marrë një vendim të rëndësishëm për heqjen e pengesave për vazhdimin e dialogut. Presim që edhe pala serbe të heq të gjitha pengesat por ne ruajmë të drejtën tonë si shtet sovran që të vendosim masa pëe ruajtjen e sovranitetit tonë në përputhje me partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë ai.