Marrëveshja, Rama: Pas djegies së mandateve e bashkive, Basha u rikthye në realitet

Marrëveshja, Rama: Pas djegies së mandateve e bashkive, Basha u rikthye në realitet

Aktuale June 06, 2020 - 16:33

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se marrëveshja e firmosur mbrëmë për reformën zgjedhore riktheu kundërshtarin e tij politik në realitet.

“Padyshim që s’jam dakord me ata që thonë se marrëveshja e re me LB ishte një humbje për të,se gjoja hoqi dorë nga kauza dhe nuk fitoi asgjë! Jo,sepse kauza ishte imagjinare, kurse marrëveshja është konkrete – pas djegies së kohës,mandateve,bashkive është një rikthim në realitet”.

“Por marrëveshja e re ka edhe anën tjetër pozitive, që konfirmon se humbja e PD në 2017 s’kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve, përderisa administrimi zgjedhor ekzistues mbeti kusht i panegociueshëm i LBPD, edhe në zhgjëndrrën pa qeveri teknike!”, ka shkruar Rama në Twitter./Ora News.tv/