Shkon në 31 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë, vdes një 71 vjeçar

Shkon në 31 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë, vdes një 71 vjeçar

Aktuale June 06, 2020 - 20:31

Klinika Infektive ka njoftuar se sot në orët e mbrëmjes ka vdekur në këtë klinikë një pacient nga Vushtrria.

Viktima e 31-të nga koronavirusi në Kosovëështë një 71 vjeçar.

“Pacienti Sh. G. i lindur më 1949 me vendbanim në Vushtrri është pranuar në Klinikën Infektive me datën 10. 05.2020 dhe krahas diagnostikimit me COVID -19, vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.”, thuhet në njoftim.

Në Kosovë janë 1158 të infektuar nga koronavirusi, derisa 876 janë shëruar./Zëri