Thaçi: Pas heqjes se reciprocitetit lajmi më i mirë i ditës, zhbllokimi i fondeve të MCC-së

Thaçi: Pas heqjes se reciprocitetit lajmi më i mirë i ditës, zhbllokimi i fondeve të MCC-së

Aktuale June 06, 2020 - 21:16

Presidenti i Kosovës pas heqjes se reciprocitetit, lajm të mirë për vendin e ka quajtur zhbllokimin e fondeve të MCC-së.

Përmes një shkrimi në “Facebook” presidenti thotë se partneriteti me Uashingtonin është rruga e vetme e Kosovës drejt paqes e prosperitetit, përcjell “Zeri.info”


“Zhbllokimi i fondeve të MCC-së është një lajm tjetër i mirë për Kosovën. Miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka çmim. Partneriteti i përhershëm me Uashingtonin është rrugë e vetme që çon drejt një të ardhmeje të sigurt për Kosovën, në paqe e prosperitet për gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar Thaçi. /Zëri