Limaj mirëpret zhbllokimin e fondeve nga MCC

Limaj mirëpret zhbllokimin e fondeve nga MCC

Aktuale June 06, 2020 - 22:14

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, vendimin e MCC për zhbllokimin e fondeve për Kosovën e ka konsideruar si një “lajm të mrekullueshëm”.

Ai kështu është shprehur përmes një postimi në “Facebook”, ku theksoi se rrugëtimi i Kosovës ndër vite, ka qenë gjithmonë i lidhue ngushtë me SHBA-në.

“Kosova është e bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka theksuar Limaj në postimin e tij./Zëri.