Mustafa: MCC, në vend që të “vajtojnë” si disa akterë tanë politikë, tregoi besim ndaj qeverisë Hoti

Mustafa: MCC, në vend që të “vajtojnë” si disa akterë tanë politikë, tregoi besim ndaj qeverisë Hoti

Aktuale June 06, 2020 - 22:46

 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka vlerësuar riaktivizimin e fondeve të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, MCC.

Mustafa përmes një postimi në “Facebook”, thumboi indirekt Qeverinë Kurti.

“Po duket se MCC nuk u brengos shume për elegjitë populliste për konceptet e sovranitetit, të disa akterëve tanë politikë. Në vend që të “vajtojnë” me ta, MCC tregoi besim ndaj Qeverisë Hoti dhe përkushtim për shtetin e Kosovës”, thuhet në postimin e Mustafës.

Mustafa theksoi se SHBA-ja mbajti premtimin dhe pas vendimit të Qeverisë Hoti, riaktivizoi fondet për Kosovën, prej 250 milionë eurosh.

“Ia destinoi shtetit të Kosovës, i cili sot, përmes një qeverie të përgjegjshme, iu rikthye miqësisë, besimit dhe partneritetit me SHBA-të dhe BE-në”, shkruan Mustafa në “Facebook”.

Kryetari I LDK-së konsideron se sovraniteti i Kosovës është i lidhur “në mënyrë jetike me miqtë tanë strategjik”./Zëri.