Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
Ish-zëvendësministri i PDK-së kërkon “betonimin” e disa politikanëve e gazetarëve në vend

Ish-zëvendësministri i PDK-së kërkon “betonimin” e disa politikanëve e gazetarëve në vend

Aktuale July 03, 2020 - 15:52

Ish-zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik nga radhët e PDK-së, Gani Koci, ka kërkuar “betonimin” e disa politikanëve, gazetarëve e publicistëve në vend.

Koci, përmes një postimi në “Facebook” të premten në mëngjes, i quajti “gropa septike serbe që duhet mbyllur me beton” disa prej politikanëve, publicistëve e gazetarëve të Kosovës, përcjell “Zeri.info”.

“Ka ardh koha jo me i dezinfektu, por me i mbyll me beton gropat septike serbe, të mbetura akoma në Kosovë. Shumë po kundërmojnë!”, shkroi Koci.

Por në ndërkohë postimi i tij ishte fshirë, me ose pa dashjen e tij, por që fajësoi Lëvizjen Vetëvendosje.

“Jurishnikët udbashë e VV-istë ma fshin statusin që kisha bërë për gropat septike serbe të mbetura në Kosovë! Ato duhet jo me i dezinfektu, por me i mbyllë me beton! Shumë po kundermojnë!”, është postimi i tij i dytë.

Në postimin e parë Koci kishte bashkëngjitur edhe një fotografi me disa fytyra të përmbledhura, mes të cilëve: kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmanin, kryetarin e LVV-së Albin Kurtin, pastaj publicistin Veton Surroi; ish-këshilltarin e Kurtit Shkëlzen Gashin, deputeten e LVV-së Fatmire Kollçakun, historianin Jusuf Buxhovi, ish-deputeten Drita Millaku, ish-zëvendësministrin Haki Abazi, aktivistin Rron Gjinovci, deputeten e LVV-së Arbërie Nagavcin, gazetaren Jeta Xharra, deputeten Fitore Pacolli dhe ish-deputetin Ilir Deda. /Zëri

Image

Image