“Blick” : Zvicerania plaçkitet në Kosovë, polici Blerim Kuqi e strehon atë deri në kapjen e keqbërësve

“Blick” : Zvicerania plaçkitet në Kosovë, polici Blerim Kuqi e strehon atë deri në kapjen e keqbërësve

Aktuale July 04, 2020 - 16:16

Medium zviceran Blick, duke cituar portalin kosovar “Suharekaonline”, ka raportuar për rastin ku një shtetase zvicerane u keqpërdor nga dy persona shtetas të Kosovës. Asaj iu vodhën dy telefona, 3000 franga, dokumentet dhe gjithçka që ajo kishte. Kështu ajo përfundoi në rrugë.

Blerim Kuqi, polic në Suharekë, e ka strehuar viktimën në shtëpinë e tij. Për pak kohë dy personat që organizuan vjedhjen u arrestuan nga policia, shtetases zvicerane iu kthyen gjësendet e saj dhe u rikthye në Zvicër.

"Blick" shkruan se zvicerania me inicialet Isa F., bashkë me një person nga Vushtrria, pretendonin të kishin një marrëdhënie, mirëpo kosovari nuk dukej se kishte qëllime romantike.

“Gruaja më parë ishte rregulluar të takohej me të. Në vend të kësaj, ai u shfaq me një burrë tjetër në vendin e rënë dakord me Isa F.. Njeriu që vjen nga qyteti i Vushtrrisë, zviceranes i kishte marrë një Samsung S8 dhe iPhone 8 si dhe 3,000 CHF para dhe pasaportën e saj të martën pasdite. Pastaj ai u nis me BMW-në e tij të hirtë dhe la gruan e dëshpëruar zvicerane duke qëndruar në rrugë”, shkruan Blick.

Gruaja e frikësuar më pas shkoi në stacion të policisë. Aty ajo e përshkroi gjendjen e saj te oficeri i policisë Blerim Kuqi. Për shkak se ajo siç duket nuk dinte ku të shkonte pa dokumente dhe para, polici Kuqi i ofroi strehim në shtëpinë e tij.

Ndërsa zvicerania gjeti strehë të Blerim Kuqi dhe familja e tij, policia e Suharekës në bashkëpunim me policinë në Mitrovicë, arrestuan personin e parë i cili ishte iniciatori i gjithë kësaj. Në tentativë për ta kaluar kufirin, edhe bashkëpunëtori tjetër u arrestua.

Gjësendet e shtetases zvicerane janë gjetur dhe i janë kthyer, ndërsa pasi që është pajisur me dokumentacionin e ri në Ambasadën e Zvicrës, të mërkurën është rikthyer në vendlindje. /Zëri