Sot në Kosovë vdiqën 6 pacientë me Covid-19

Sot në Kosovë vdiqën 6 pacientë me Covid-19

Aktuale July 04, 2020 - 18:28

Ministria e Shëndetësisë ka lajmëruar se sot më 4 korrik deri në ora 17:00, në

Qendrën Klinike Universitare e Kosovës, kanë përfunduar me vdekje 6 pacientë të infektuar me COVID-19. Sipas MSH-së, pacientët që kanë ndërruar jetë kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

 

“Në Klinikën Infektive 1 pacient, në Klinikën e Pulmologjisë 2 pacientë dhe në Mjekësinë Sportive 3 pacientë. Pacientët që kanë përfunduar me vdekje janë: Sh.I. (1949) -Prishtinë; F.H (1948) -Viti,  R.K (1950)-Mitrovicë, B. G (1960)-Vushtrri, S. T. (1949) - Fushë Kosovë dhe V. SH. (1982)- Pejë.

Sipas informacioneve nga klinikat, pacientët që kanë ndërruar jetë sot, përveç infeksionit Covid-19, kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim./Zëri