Drejtori i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati infektohet me COVID-19

Drejtori i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati infektohet me COVID-19

Aktuale July 08, 2020 - 16:32

Drejtori i Përgjithshëm i Televizionit Publik (RTK), Ngadhnjim Kastrati ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin e ka dhënë vet Kastrati përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ku ka shkruar se sot është informuar se pas testimit ka rezultuar pozitiv, transmeton Zeri.info.

Kastrati ka lutur të gjithë ata që e kanë takuar ditëve të fundit të vetizolohen për disa ditë.

“Te nderuar miq, Dy dite me pare, nuk jam ndjere mire me shëndet, dhe dje jam paraqitur për ta bere testin për COVID19. Sot jam informuar se testi ka dale pozitiv. Unë do te qëndroj ne izolim shtëpiak sipas rekomandimeve te IKSHP-se.Ju lus te gjithëve qe jemi takuar ditëve te fundit te veteizoloheni per disa dite dhe ne rast se keni simptome, te lajmëroheni tek organet perkatese. Faleminderit!”, ka shkruar Kastrati në Facebook./Zëri