Isa Mustafa, pozitiv me koronavirus

Isa Mustafa, pozitiv me koronavirus

Aktuale July 10, 2020 - 14:24

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Musatafa, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në “Facebook”, duke thënë se pas analizave të kryera ka rezultuar pozitiv me koronavirus, teksa thotë se nuk vëren ndonjë shqetësim shëndetësor përveç plogështisë.

“Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditët në vijim do të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal”, ka shkruar ai.

Ditë më parë edhe disa deputetë të LDK-së rezultuan pozitivë me koronavirus.