Infektuar: 15142
Shëruar: 12674
Vdekur: 615
Rasim Selmanaj i AAK-së, pozitiv me COVID-19

Rasim Selmanaj i AAK-së, pozitiv me COVID-19

Aktuale July 11, 2020 - 19:03

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, përmes llogarisë në Facebook, ka lajmëruar se pas testimti të dytë brenda 10 ditëve ka dalë pozitiv me COVID-19.

Pak orë më parë ai ka shkruar se ishte negativ, por kjo si duket ishte një keqkuptim.

“Dje nga një kolege deputete pasi kishte pyetur per rezultatin tim, dikush nga laboratori i kishte thënë se jam negativ. Por si duket informata ka qen per testin e dy korrikut! Para pak qasteve më thirren nga Instituti dhe me njoftuan se kam rezultuar pozitiv! Tash e pesë ditë jam me simptome të lehta. Vazhdoj të ndjehem mirë”, ka shkruar Selmanaj./Zëri