Eliza Hoxha pret kërkim falje nga kryeinfermierja që kërkoi dënimin e saj

Eliza Hoxha pret kërkim falje nga kryeinfermierja që kërkoi dënimin e saj

Aktuale July 12, 2020 - 14:58

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha i ka reaguar kryeinfermierë së Klinikës së Pulmologjisë në QKUK, Arta Sejdiu.

Sejdiu kishte kërkuar që Hoxha të dënohet pasi ka shkelur vet izolimin pas testimin pozitiv me COVID-19.

Hoxha në reagimin e saj, e ka quajtur gjyq publik reagimet e shumta pas disa fotografive ku ajo shihet në rrugë edhe pse disa orë më parë kishte njoftuar se është infektuar me COVID-19. Përmes një reagimi në Facebook, deputetja e PDK-së pret që kryeinfermierja Sejdiu të kërkoj falje publike, transmeton Zeri.info.

Reagimi i plotë i deputetes Hoxha:

SINQERITETI, COVIDI DHE GJYQI PUBLIK

Artë e nderuar, fakti që unë e kam bërë publike flet për përgjegjësinë time karshi të tjerëve. Duke qenë e sinqertë i kuptoj edhe pasojat e gjykimet që mund të vijnë por besoj se edhe ju e edhe të gjithë e dijnë që për të marr një shërbim jomobil cfarë është rentgeni duhet të dal jashtë shtëpisë dhe këtë e kam bërë me maskë, dorëza dhe pa askend në afërsi…Unë po ta bashkangjes raportin këtu për ta plotësuar kërkesën tënde komplet joetike ndaj një pacienti që kartelën mjekësore dëshiron ti me e qitë në publik.

Me krejt këtë më e pakta që mund të bësh është të kërkosh falje publike.