Fillojnë korrje-shirjet e grurit në Vushtrri

Fillojnë korrje-shirjet e grurit në Vushtrri

Aktuale July 12, 2020 - 15:28

I pari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri përmes llogarisë në Facebook, ka dhënë lajmin se në këtë komunë kanë filluar korrje shirjet e grurit dhe se rendimenti për këtë vit është i kënaqshëm për fermerët.

“Në këtë kohë të vështirësisë me Covid-19, na gëzon fakti që rendimenti i grurit është i kënaqshëm për fermerët. Faleminderit fermerëve që prodhojnë produkte cilësore vendore. Këtë pandemi do ta kalojmë më lehtë edhe për shkak të punës së vyer të fermerëve vushtrrias”, thuhet në profilin e tij./Zëri