Infektuar: 15142
Shëruar: 12674
Vdekur: 615
Kryediplomatja kosovare, me orë dore në vlerë 11 mijë euro

Kryediplomatja kosovare, me orë dore në vlerë 11 mijë euro

Aktuale August 05, 2020 - 20:05

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj- Stublla, në dorën e saj mban një dhuratë e cila ka një çmim të majmë.

Në deklarimin e pasurisë që ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, mes tjerash ka deklaruar orën e saj të dorës në vlerë prej 11 mijë euro, të cilën e ka dhuratë nga bashkëshorti, raporton Zeri.info.

Image

Në kohën e deklarimit të pasurisë, ajo ka qenë këshilltare e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ndërsa për këtë ajo ka marrë pagë neto 1173 euro.

Në anën tjetër, kryediplomatja kosovare, ka deklaruar se ka të kursyera në bankë 2000 euro, ndërsa ka marrë kredi personale për një vit në vlerë 10 mijë euro, transmeton Zeri.info

Nga pasuria e paluajtshme, ka deklaruar banesën në të cilën jeton me bashkëshortin e saj, e që vlera e saj shkon në 600 mijë euro.

Derisa ministrja nuk ka deklaruar veturë personale, në deklarim është cekur se bashkëshorti i saj nget një veturë të tipit “Range Rover” në vlerë prej 58 mijë euro, të cilën e ka blerë vitin e kaluar, ndërsa të ardhurat e tij mujore nga biznesi shkojnë deri 9 mijë euro. /Zëri