Kryeministri Hoti pro tërheqjes së 10 për qind të kursimeve nga Trusti

Kryeministri Hoti pro tërheqjes së 10 për qind të kursimeve nga Trusti

Aktuale August 07, 2020 - 16:48

Kryeminstri Avdullah Hoti thotë se ligji për rimëkëmbje ekonomike, mundëson së paku dy gjëra.

“Tërheqjen e 10 për qind të kursimeve pensionale, që është rreth 170 mil euro dhe tërheqjen e 100 mil nga fondi i AKP për nevoja të rimëkëmbjes ekonomike”, thotë Hoti.

Njoftimi i plotë:

Ligji për rimëkëmbje ekonomike, që po kërkohet të hyjë në rend dite sot në seancën e Kuvendit, mundëson së paku dy gjëra:

1. Tërheqjen e 10 për qind të kursimeve pensionale, që është rreth 170 mil euro dhe

2. Tërheqjen e 100 mil nga fondi i AKP për nevoja të rimëkëmbjes ekonomike.