Naser Ramadani: Viti i ri mësimor fillon në shkolla

Naser Ramadani: Viti i ri mësimor fillon në shkolla

Aktuale August 14, 2020 - 13:58

Drejtori i Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike, Naser Ramadani, thekson se viti i ri shkollor do të fillojë nga shtatori.

Ramdani ka potencuar se nga klasat e para deri në klasat e katërta shihet mundësia që mësimi të fillojë në shkolla, eventualisht me klasën e pestë si hapje fizike.

Ndërsa ai tha se klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë dhe shkolla e mesme do të jenë në formë të përzier.

“Fillimi i vitit shkollor do të fillojë në të gjitha nivelet, por do të varet forma e zbatimit. Grupi i ekspertëve të IKSHPK-së dhe MASH-it ka punuar dhe po shihet mundësia për hapjen e shkollave për klasën e parë deri në klasën e katërt, eventualisht klasën e pestë si hapje fizike. Prej klasës së gjashtë deri në klasën e nëntë dhe shkollën e mesme do të jetë një formë mikse. Në Universitet hapja do të online”, ka thënë Ramadani. /Zëri