Atë që nuk e bënë Komuna e Prishtinës e bënë qytetari Osman Havolli

Atë që nuk e bënë Komuna e Prishtinës e bënë qytetari Osman Havolli

Aktuale August 15, 2020 - 09:57

Qytetarët e Kosovës shumë shpesh kanë shfaqur anën e tyre humane e bujare.

Kështu bëri edhe Osman Havolli nga Prishtina, i cili ka rregulluar me dru pusetat e dëmtuara në një rrugë të qytetit, gjest ky për tu marrë shembull.

Ky veprim i Havollit është bërë i ditur nga faqja e Facebook-ut “Vrojtuesit e lagjes-Prishtinë”, e cila e ka konsideruar gjestin e Havollit një gjest të shkelqyer.