Dy qytetarët që u përleshën me Policinë në Ferizaj janë dërguar në mbajtje për 48 orë

Dy qytetarët që u përleshën me Policinë në Ferizaj janë dërguar në mbajtje për 48 orë

Aktuale August 15, 2020 - 10:18

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi për “Zërin”, ka konfirmuar se dy qytetarët nga Ferizaj për të cilët dje në media përmes një video u raportuar për përleshje me policinë e Kosovë, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Me urdhër të prokurorit dy personat që shihen në video duke u përleshur me Policinë e Kosovës janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, deklaroi Gashi.

Përleshja u raportuar se ndodhi për shkak të mos vendosjes së maskës.