Haradinaj: Arbën Xhaferi gjithmonë në kujtesën tonë

Haradinaj: Arbën Xhaferi gjithmonë në kujtesën tonë

Aktuale August 15, 2020 - 10:45

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes llogarisë në “Facebook”, ka kujtuar Arbën Xhaferin, për të cilin thotë se ishte veprimtar i dalluar i çështjes shqiptare në Maqedoninë e Veriut e më gjerë.

“Xhaferi dhe vizioni i tij, mbesin të paharruar, e personaliteti i tij i ngjan një rilindasi. Si i tillë jetoi, punoi dhe u nda nga kjo botë. Në çdo moment të jetës, ai diti të ruaj standardin e vet, përmes guximit dhe dijes.

Në këtë përvjetor të vdekjes së tij, ndihemi sa krenarë aq edhe të pikëlluar, që ai nuk është me ne. Gjithmonë në kujtesën tonë, Arbën Xhaferi!”, ka shkruar Haradinaj. /Zëri