Në Spitalin e Gjakovës 30 pacientë me COVID-19, dy në respiratorë

Në Spitalin e Gjakovës 30 pacientë me COVID-19, dy në respiratorë

Aktuale August 15, 2020 - 11:18

Në raportin 24 orësh për Spitalin e Gjakovës, thuhet se aty po trajtohen 30 pacientë me COVID-19, prej tyre dy në respiratorë e dy në CPAP maskë.

“45 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për COVID-19, 30 pacientë janë të konfirmuar COVID-19 POZITIVË, 2 pacientë negativë, 9 pacientë presin rezultatet, 4 pacientë do të testohen, 28 pacientë me oksigjeno terapi,,2 pacientë janë në CPAP maske, 2 pacientë janë në respiratorë, Covid pozitivë aktivë janë: 4 mjekë 15 infermiere dhe 3 stafe mbështesë”, thuhet në raport. /Zëri