Rrufeja e mbytë një qytetar në Kamenicë

Rrufeja e mbytë një qytetar në Kamenicë

Aktuale August 15, 2020 - 12:00

Një ngjarje e pazakontë është raportuar dje në Kamenicë. Rreth orës 19:00 në fshatin Desivojcë rrufeja ka goditur një person me ç’rast është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit.

“Fshati Desivojcë, Kamenicë 14.08.2020 – 19:00. Është raportuar se nga rrufeja është goditur viktima mashkull kosovar. Sipas mjekëve, viktima është sjell pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit. Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës i është liruar familjarëve”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.