Në Shtime zbulohet një mjet shpërthyes që daton nga Lufta e Dytë Botërore

Në Shtime zbulohet një mjet shpërthyes që daton nga Lufta e Dytë Botërore

Aktuale August 15, 2020 - 12:17

Në fshatin Gllavicë të Shtimes dje rreth orës 14:15 një qytetar deri sa ishte duke punuar një pus të ujit në oborrin e tij kishte hasur në një mjet shpërthyes, që më pas ishte tërhequr nga FSK e që u tha se kishte e mbetur nga lufta e dytë botërore.

“Fsh. Gllavice, Shtime 14.08.2020 - 14:15. Ankuesi mashkull kosovar përderisa ishte duke punuar një pus në oborrin e tij, ka hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit (që ishte e mbetur nga lufta e dytë botërore). Nuk raportohet për ndonjë incident:, thuhet në raport të policisë së Kosovës. /Zëri