Prizren, dy raste ku qytetarët nuk respektojnë masat ndaj COVID-19

Prizren, dy raste ku qytetarët nuk respektojnë masat ndaj COVID-19

Aktuale August 15, 2020 - 12:24

Në Prizren në dy raste qytetarët nuk iu janë bindur rregullave të përcaktuara nga institucionet shëndetësore për mbrojtje nga COVID-19.

Në rrugën Ekrem Rexha rreth orës 17:10 ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar procedurë, pasi që i njëjti nuk ka respektuar masat e marra nga Qeveria. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti tjetër ka ndodhur në rrugën Jusuf Gërvalla rreth orës 19:40 ku një person është shoqëruar në stacionin policor pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt thuhet në raportin e policisë. /Zëri