Nën ndikim të alkoolit dy persona  sulmojnë zyrtarët e policisë në Pejë

Nën ndikim të alkoolit dy persona sulmojnë zyrtarët e policisë në Pejë

Aktuale August 15, 2020 - 12:35

Dje rreth orës 18:30 raportohet se dy persona nën ndikim të alkoolit në Pejë, kanë sulmuar fizikisht zyrtarë policorë. Të dyshuarit për sulm janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Medlin Olbrajt, Pejë 14.08.2020 - 18:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë (zyrtarë policorë). Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës. /Zëri