I mituri në Klinë i ther tre persona me thikë

I mituri në Klinë i ther tre persona me thikë

Aktuale August 15, 2020 - 12:40

Dje rreth orës 21:34 në Klinë është raportuar se një i mitur i ka ther tre persona me thikë. Të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

“Lagjja Arbëria, Klinë 14.08.2020 – 21:34. Tre viktima meshkuj kosovarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ishin therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar (i mitur). Viktimat janë dërguar në Spitalin e Pejës dhe sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari gjendjet në arrati”, thuhet në raport. /Zëri