Selimi dhe Haradinaj-Stublla sot udhëtojnë për në SHBA
Foto: RTV Presheva

Selimi dhe Haradinaj-Stublla sot udhëtojnë për në SHBA

Aktuale August 15, 2020 - 12:44

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, sot do të udhëtojnë për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ata do të takohen me përfaqësues nga Departamenti i Shtetit dhe zyrtarë të lartë të sistemit të drejtësisë amerikane. Lajmin e ka dhënë ministri Selimi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook”.

“Qëllim i vizitës është rritja e bashkëpunimit, marrja e ekspertizës dhe përpjekjet e vazhdueshme të përafrimit me standardet amerikane në fushën e drejtësisë”, ka shkruar Selimi. /Zëri