Vuçiq thotë se do kërkojnë pezullimin e përhershëm të punimeve në zonën e Deçanit

Vuçiq thotë se do kërkojnë pezullimin e përhershëm të punimeve në zonën e Deçanit

Aktuale August 15, 2020 - 12:50

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se manastiri i Deçanit po rrezikohet nga punët e paligjshme që po kryhen në rrugë.

Sipas tij, ky akt është në kundërshtim me civilizimin evropian, transmeton Klan Kosova.

Vuçiq ka theksuar se në mbledhjen tjetër në Bruksel, Serbia do të kërkojë nga përfaqësuesit nga Prishtina që t’i ndërpresin urgjentisht punimet në zonën e mbrojtur të manastirit.