Hoti uron besimtarët krishterë për festën e Zojës

Hoti uron besimtarët krishterë për festën e Zojës

Aktuale August 15, 2020 - 13:01

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, përmes llogarisë në “Facebook” ka uruar besimtarët krishterë për festën e Zojës, deri sa ka treguar se Letnica e Karadakut të Shkupit sot kremton një festë të veçantë e të rëndësishme për besimtarët katolikë të Kosovës, të Ngjiturit e Zojës së Bekuar në Qiell.

“Ky vend dhe ajo Kishë janë fort të lidhura edhe me jetën dhe veprën e Nënë Terezës, e cila në vitet e saja të rinisë vinte këmbë nga Shkupi si pelegrine, pikërisht për këtë festë. Iu uroj besimtarëve të krishterë këtë festë të bekuar e plot hire në familjet e tyre. Ndjehem keq që kjo festë, si dhe shumë festa tjera këtë vit në Kosovë, nuk e patën hijeshinë që meritojnë, për shkak të rrethanave të vështira që po jetojmë”, ka shkruar Hoti deri sa është shprehur se lutet që e ardhmja të sjellë më shumë shpresë e shëndet për të gjithë. /Zëri