Komandanti i KFOR-it viziton Zonën e Veçantë të Mbrojtur të Deçanit

Komandanti i KFOR-it viziton Zonën e Veçantë të Mbrojtur të Deçanit

Aktuale August 15, 2020 - 19:52

Komandanti i misionit të drejtuar nga NATO në Kosovë, gjeneralmajor Michele Risi, ka vizituar sot Zonën e Veçantë të Mbrojtur të Deçanit.

Kjo zonë përfshin Manastirin Ortodoks serb të Deçanit, zonën religjioze të mbrojtur nga KFOR-i i cili vepron si reaguesi i parë i sigurisë.

Në këtë vizitë, gjeneral Risi u takua me kryetarin e komunës së Decanit, Bashkim Ramosaj në zyrën e tij, me ftesë të komunës. Komandanti i KFOR-it gjithashtu u takua me Peshkopin Sava Janjiq në Manastir.

“Në të dy takimet u diskutua për situatën e përgjithshme në zonë, duke marrë parasysh ndikimin e veçantë në siguri të punimeve në rrugën R108 që shtrihet në afërsi të Manastirit Decanit.

Gjeneral Majori Risi riafirmoi angazhimin e paanshëm të KFOR-it për të vazhduar të kontribuojë në një mjedis të qetë dhe të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në komunikatën për medie të KFOR-it./Zëri