Shpërndahen afro 2000 maska për qytetarët e Obiliqit

Shpërndahen afro 2000 maska për qytetarët e Obiliqit

Aktuale August 15, 2020 - 20:49

Në komunën e Obiliqit, gjatë dhjetë ditëve të fundit, janë shpërndarë 2000 maska dhe dezinfektues.

Maskat u shpërndanë në të gjitha njësitë shëndetësore të fshatrave, në Këshillin e Bashkësisë Islame, në Stacionin Policor, ku prej tyre janë shpërndarë te qytetarët, njofton zyra e informimit të komunës së Obiliqit përmes një komunikate për medie.

“Në funksion të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve si dhe duke respektuar vendimet e institucioneve qendrore për bartjen e maskës, sot, nga ekipet e shtabit emergjent është bërë shpërndarja e 350 maskave dhe dezinfektueseve për banorët në banesat kolektive në fshatin Plemetin”, thuhet në komunikatë.

Shpërndarja e tillë me maska e dezinfektues do vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka kërkuar nga qytetarët e Obiliqit që të vazhdojnë të respektojnë masat dhe se jemi të bashkuar në mbrojtjen e shëndetit./Zëri

Image