Kurti vë në dyshim takimin e 2 shtatorit

Kurti vë në dyshim takimin e 2 shtatorit

Aktuale August 15, 2020 - 22:12

Ish kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur bindjen e tij për takimin e dy shtatorit, mes Kosovës dhe Serbisë, në Uashington.

Kurti, përmes një postimi në “Twitter”, ka theksuar se pse, sipas tij, negociatat mes Kosovës dhe Serbisë janë shqetësuese.

Kurti vë në dyshim njoftimin e Richard Grenellit se me 2 shtator, “vetëm dy muaj para zgjedhjeve të Shteteve të Bashkuara”, do të ketë një takim mes dy vendeve.

"Është shqetësues sepse e para është mungesa e besueshmërisë dhe transparencës.

Ideja e 'shkëmbimit të tokës' u mohua në mënyrë të vazhdueshme, por u vërtetua se ishte e vërtetë nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Ambasadori John Bolton, i cili tha se ideja erdhi nga të dy presidentët (Thaci & Vucic). Kjo dëmton besimin në këtë process”, shkruan Kurti në “Twitter”.

E dyta, sipas tij, është mungesa e njohurive për këtë çështje.

Kurti thekson se Kosova është vend i pavarur dhe sovran dhe nuk është në konflikt për të pasur nevojë për një marrëveshje paqeje, as nuk ka një status të pazgjidhur që kërkon negociata.

Sipas tij, këto janë pretendime të rreme.

“E treta është koha dhe përkushtimi. Një marrëveshje për normalizimin -Serbia kërkon zgjidhjen e të gjitha çështjeve të pazgjidhura, pra një proces i gjatë. Zgjedhjet - Presidenciale në Nëntor është e qartë se kjo nuk ka të bëjë me përmbajtjen e marrëveshjes, por nënshkrimin në fund të saj”, shkruan Kurti./Zëri