Infektuar: 38431
Shëruar: 23754
Vdekur: 989
Hoxhaj për Bajram Rexhepin thotë se ka lënë gjurmë të ndritshme në historinë e re të Kosovës

Hoxhaj për Bajram Rexhepin thotë se ka lënë gjurmë të ndritshme në historinë e re të Kosovës

Aktuale August 21, 2020 - 12:44

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka kujtuar ish-kryeministrin e Kosovës Bajram Rexhepin në trevjetorin e vdekjes së tij.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës tha se janë bërë tre vjet që Kosovës i mungon figura unifikuese e Bajram Rexhepit, kryeministrit të parë të Kosovës së pasluftës.

“Ka tre vjet që Kosovës i mungon figura unifikuese e Bajram Rexhepit, kryeministrit të parë të Kosovës së pasluftës, i cili nuk kurseu veten për ndërtimin e shtetit. Edhe në luftë ai ishte një ushtar i devotsheëm i atdheut, që shpëtoi shumë jetëra luftëtarësh për liri”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Hoxhaj për Rexhepin tha se do të mbetet përherë në kujtimet tona si një ushtar i përhershëm i atdheut, teksa tha se ka lënë gjurmë të ndritshme në historinë e re të Kosovës.

“Në kujtimet tona do të mbetet përherë si një ushtar i përhershëm i atdheut, baba i përkushtuar për familjen dhe një kryeministër i përgjegjshëm e i respektuar. Bajram Rexhepi ka lënë gjurmë të ndritshme në historinë e re të Kosovës! Përherë falënderues për punën e tij”, tha ai.