Infektuar: 15142
Shëruar: 12674
Vdekur: 615
Nesër vazhdon dialogu në Bruksel, bisedohet për pretendimet financiare Kosovë-Serbi

Nesër vazhdon dialogu në Bruksel, bisedohet për pretendimet financiare Kosovë-Serbi

Aktuale September 16, 2020 - 16:23

Kryenegociatori evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiqi janë pajtuar të vazhdojnë diskutimet për zgjidhjen e pretendimeve financiare reciproke dhe të çështjeve të komuniteteve jo-shumicë.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçaku thotë se të dyja këto çështje janë shumë komplekse, prandaj do të diskutohen në ditë të ndara, njofton Zeri.info.

"Presidenti Vuçiq dhe kryeministri Hoti janë pajtuar që negociatorët e tyre do të vazhdojnë diskutimet për zgjidhjen e pretendimeve reciproke financiare dhe aranzhimet për komunitetet jo-shumicë. Të dyja janë tema shumë komplekse. Për këtë arsye nesër do t'i diskutojmë pretendimet financiare ndërsa aranzhimet për komunitetin jo-shumicë ditëve në vijim", deklaroi Lajçaku. /Zëri/