Infektuar: 15142
Shëruar: 12674
Vdekur: 615
Moti sot në Kosovë

Moti sot në Kosovë

Aktuale September 17, 2020 - 08:10

IHMK-ja njofton se situatë e ngjashme meteorologjike do të vijojë edhe të enjten, duke përjashtuar vranësirat e pjesshme, të cilat më të theksuara do të jenë në vijën e relievit malor.

Kjo gjendje stabile e motit vjen si pasojë e masave të ngrohta të ajrit me presion të lartë atmosferik. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë kryesisht në orët e mesditës, prandaj udhëzimet e IKSHP-së mbesin në fuqi. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri në mesatare.