Cramon reagon pas deklaratave të Hotit se në Bruksel nuk do flitet për Asociacionin

Cramon reagon pas deklaratave të Hotit se në Bruksel nuk do flitet për Asociacionin

Aktuale September 24, 2020 - 18:52

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar në lidhje me paralajmërimet se takimi i radhës në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë mund të anulohet.

Cramon shpreson se bisedimet do të vazhdojnë ashtu siç janë planifikuar, ndërkohë ka thënë se dy palët kanë nevojë për angazhim të vërtet edhe në tema të vështira.

Sipas saj, nuk mjafton vetëm nënshkrimi i një marrëveshje, por e rëndësishme është zbatimi i saj, transmeton Zeri.info.

“Shpresoj që bisedimet të mos ndalen dhe takimi tjetër do të zhvillohet siç është planifikuar. Të dy palët kanë nevojë për angazhim të vërtetë edhe në temat e vështira dhe nuk mjafton të nënshkruhet një marrëveshje, zbatimi duhet të ndiqet dhe vlerësohet”,ka shkruar Cramon në Tëitter ku ka publikuar një lajm nga deklarata e kryeministrit Avdullah Hoti i cili zotohet se në Bruksel nuk do të flitet për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

 

Ndryshe, mediat serbe kanë raportuar gjatë ditës se Serbia ka pezulluar bisedimet në Bruksel, pasi Kosova po refuzon të flas për temën e Asociacionit./Zëri