Infektuar: 17422
Shëruar: 14894
Vdekur: 657
Vazhdon bastisja e EULEX-it në zyrat e OVL-së, Klinaku reagon ashpër e thotë se do t’i kundërpërgjigjen edhe EULEX-it
Foto: Laura Hasani

Vazhdon bastisja e EULEX-it në zyrat e OVL-së, Klinaku reagon ashpër e thotë se do t’i kundërpërgjigjen edhe EULEX-it

Aktuale September 25, 2020 - 12:22

Policia e EULEX-it ka bastisur që nga mëngjesi zyrat e organizatës së veteranëve të UÇK-së dhe ende nuk dihet arsyeja, por Tribunali Special nga dje ka nisur arrestimet e para të pjesëtarëve të UCK-së, që akuzohen për krime lufte.

Bastisja po vazhdon edhe në këto çaste.

Sekretari i OVL-së, Faton Klinaku, ka deklaruar se ashtu si është dashur t’i kundërpërgjigjen sistemit jugosllav do t’i kundërpërgjigjen edhe EULEX-it për bastisjen e sotme në zyrat e tyre, përcjell Zëri.info.

“Ju thashë që edhe Jugosllavia ka bërë kështu, por është dashur me iu kundërpërgjigjë”, deklaroi Klinaku.

Policë të misionit të EULEX-it sot janë futur në Zyrat e Veteranëve të OVL-UÇK-së duke i bllokuar anëtarët e kësaj organizate në katin e tretë.

“Unë bisedova me ta dhe qëllova në katin e tretë, letra nuk kanë përkthyes nuk kanë, na kanë blloku. Nuk e di a janë duke bërë arrestime, ata janë lartë I kanë mbushur korridoret plot policë. Kryetari Gucati dhe nënkryetari Haradinaj nuk janë këtu”, ka thënë Klinaku para mediave. /Zëri