MSH-ja reagon pas therjes me thikë të infermierit në QKUK

MSH-ja reagon pas therjes me thikë të infermierit në QKUK

Aktuale September 26, 2020 - 17:41

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar ndaj therjes me thikë të infermierit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

MSH-ja përmes një njoftimi për media ka thënë se sulmet ndaj profesionistëve shëndetësor janë të papranueshme.

Po ashtu nga MSH-ja thonë se kryerësit e këtyre akteve duhet të ndëshkohen në përputhje me ligjet në fuqi.

“Ministria e Shëndetësisë shpreh shqetësimin e saj për këtë sulm dhe dënon ashpër atë dhe sulmet e tjera që kanë ndodhur ndaj personalit shëndetësor kudo në Kosovë. Pavarësisht rrethnave të cilat kanë çuar te ky sulm, të cilat duhet t’i zbradhin organet e rendit, MSh konsideron se ofendimet, sulmet dhe dhuna ndaj profesionistëvë shëndetësor janë të papranueshme dhe kryerësit e këtyre akteve kërkon të ndëshkohen në përputhje me ligjet në fuqi”, thuhet në njoftimin e tyre./Zëri