Operohet infermieri që u plagos sot me thikë në vendin e punës në QKUK

Operohet infermieri që u plagos sot me thikë në vendin e punës në QKUK

Aktuale September 26, 2020 - 22:21

Infermieri që u therr me thikë në vendin e tij të punës në QKUK është operuar me sukses. Kështu ka bërë të ditur Sindikata e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë përmes një komunikate.

“Sapo ka dal nga salla e operacionit kolegu ynë F.B. i cili sot u plagos me thikë në vendin e tij të punës, në Klinikën e Urologjisë. Operacioni u krye me sukses falë ndërhyrjes profesionale dhe të shpejtë të ekipës nga QKUK. Gjendja e kolegut tonë tani është stabile. Falënderojmë ekipën mjekë dhe infermierë që morën pjesë në ndërhyrjen kirurgjike. Në emër të kryesisë i urojmë shërim të shpejtë, po ashtu urojmë që raste të tilla të mos ndodhin më kurrë”, thuhet në njoftim. /Zëri